VIDEO e pazakontë/ Futen me makinë funerali në fushë, ndërpritet ndeshja në Angli
Shkruar nga NEWSPORT
Një miqësore e futbollit amator është ndërprerë pasi persona të maskuar u futën me dy automjete në fushë.
Në një video të postuar në mediat sociale, dy makina, njëra prej tyre funeral, shihen duke ecur në fushë dhe duke dëmtuar barin. Makina e funeralit u parkua më pas në mesin e fushës, me njeriun e maskuar pas timonit që dli nga automjeti dhe u fut në makinën e dytë.
I njëjti automobil shihet më pas duke përplasur një pengesë sigurie dhe duke u larguar nga stadiumi. Incidenti ndodhi pak pas pjesës së parë, me çudi që ndeshja u ndërpre menjëherë pas kësaj.
Gateshead lëshoi deklaratën e mëposhtme përmes llogarisë së tyre në Twitter: "Për shkak të një incidenti në fushë që ndodhi pak pas pjesës së parë, ndeshja e mbrëmjes së sotme është ndërprerë nga arbitri."