Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ E ndjek fati i keq në rikthim, Williams dëmtohet dhe lë garën e Wimbledon në mes

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ E ndjek fati i keq në rikthim, Williams dëmtohet dhe lë

Rikthimi i saj pritej të ishte i vrullshëm në tenis, por ndodhi krejt e kundërta. Pas dy vitesh mungesë Venus Williams e ndjek fati i keq në turneun e Winbledon, pasi u detyrua të ndërpresë garën më shpejt seç e kishte imagjinuar.

43-vjeçarja gjatë duelit më ukrainasen Svitolina u dëmtua në gju, pasi rrëshkiti afr rrjetës. Ky dëmtim ia bëri të pamundur vazhdimin e garës. Edhe pse legjenda e tenistit dëshiroi të vijonte lojën, por gjuri do ta tradhëtonte duke bërë që të eleminohet.

Padiksutim pas sfidës 43-vjeçarja dukshëm e zhgënjyer theksoi se dëmtime të tilla janë të vështira për t’u përballur si në aspektin fizik edhe në atë psikologjik.

 “Tani më duhet të mendoj pak për planin e së ardhmes, jam e shokuar dhe nuk më besohet ajo që më ndodhi. Kam bërë shumë mungesa së fundmi dhe nuk është kjo ajo çfarë dua për veten. Ai rrëzim, nuk e di si ta shpjegoj, nuk bëra asgjë gabim thjesht u afrova në rrjetë.

Këto dëmtime janë pak të vështira për t’u menaxhuar si në aspektin fizik, por edhe në atë psikologjik e emocional. Nuk dua t’ja vendos fajin terrenit, unë isha ajo që rrëshqita dhe mendoj se ishte fat i keq për mua. Për mua ishte sfiduese të luaja e dëmtuar, e kam bërë edhe herë të tjera dhe kam fituar. Por, nuk ishte dita ime këtë herë”, do të deklaronte pas emelinimit tenistja e njohur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga