Video/ Dy “yjet” e Tiranës bllokohen në Stamboll, dëbora “ngujon” afrikanët
Shkruar nga NEWSPORT
Merveil dhe Moise e kanë pasur të pamundur që t’i bashkohen Tiranës në Antalia për shkak të kushteve atmosferike të rënduara.
Dy mesfushorët afrikanë të ekipit bardheblu gjenden momentalisht në Stamboll, por stuhia e dëborës ka bllokuar për momentin fluturimet në aeroport.
Përmes një videoje të postuar në Instagram, Moise ka treguar rrugët e Stambollit të mbuluara nga dëbora, ndërsa dëgjohet stuhia e fortë në audio.
Të dy futbollistët u kthyen nga angazhimi i tyre me kombëtaren e Kongos dhe pritej që t’i bashkoheshin Tiranës në Antalia për të zhvilluar fazën përgatitore.
Por, për ta bërë një gjë të tillë duhet të presin edhe disa orë, deri në momentin kur të jepet “OK” për nisjen e fluturimeve në aeroportin e Stambollit.