
Kukësi mori fitoren dhe pikët e para të sezonit përballë Skënderbeut ditën e djeshme ku e mposhti në transfertë me rezultatin minimal 0-1. Verilindorët iu falën një supergoli të Endri Reçit, i cili lëshoi një silurë fluturimthi duke e gërduar topin në trekëndësh.
Pak frymë për kuksianët që po kalonin një periudhë mbytëse me 4 humbje në 4 ndeshjet e para. Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni Angelos Tafas mbajti një fjalim të shkurtër në dhomat e zhveshjes ku karikon djemtë e tij për të bërë më të mirën në vijim.
“Kemi humbur sepse s’kemi patur vetëbesim, ekipi që do të fitojë duhet të tregojë personalitet, tregon b*le, tregon gjak sepse do të fitojë pikë dhe të fitojmë edhe ndeshjet. Bravo çuna, bravo!”- janë fjalët e gardianit mes lojtarëve.