Liverpool ka siguruar një fitore mjaft të rëndësishme ditën e sotme ndaj Southampton në Premier League. Një përballje e fituar nga “The Reds” me shifrat 3-1.
Firmino do të ishte hapte rrugën e suksesit duke shënuar golin e parë të sfidës në minutën e 6-të. Një gol që shkon edhe si një “mesazh” për trajnerin e Brazilit për lënien jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për në “Katar 2022”.
Vetëm 3 minuta më vonë gjithçka do të barazohej nga Adams në “Anfield”, por “100 milionëshi”, Darëin Nunez do të shënonte dopietë në 21’ dhe 42 për të çuar shifrta 3-1. Një pjesë e parë plot emocione do të rezultonte, teksa 45-minutat e dyta do të mbylleshin pa shumë histori, pasi kjo përballje nuk do të prodhonte më gola të tjerë, me duelin që do të mbyllej 3-1 për të besuarit e Jurgen Klopp.
[caption id="attachment_667025" align="alignnone" width="300"] Java e 16-te, rezultatet e Premier League[/caption]