Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Djegia e flamurit serb në sheshin "Skënderbej", Serbia i dërgoi notë proteste Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Djegia e flamurit serb në sheshin "Skënderbej",
Ministria e Punëve të Jashtme në Serbi njoftoi sot se i ka dërguar një notë proteste Ambasadës së Shqipërisë në Beograd. Ministria serbe dënon ashpër aktin e papranueshëm të djegies së flamurit kombëtar të Serbisë në sheshin e Skënderbeut në Tiranë. “Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, thuhet në deklaratë. Ministra e Jashtme serbe bën thirrje që institucionet kompetente të Shqipërisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtij akti. Kujtojmë që dy ditë më parë, kur u zhvillua edhe ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe, në media qarkulloi një video, ku shiheshin disa persona në Sheshin Skëndërbej teksa i vinin  flakën flamurit të Serbisë. Videoja është postuar nga JOQ në rrjetet sociale.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga