Mirlind Daku di si të jetë protagonist dhe këtë e tregon mjaft mirë me golat e tij. Në ndeshjen që po luhet aktualisht mes NS Mura dhe Gorica, sulmuesi kosovar përmbysi i vetëm sfidën në minutat 52’, 55’ dhe 69' me dy gola që e çuan rezultatin në 4-2 për ekipin e tij.
Ish-sulmuesi që shkëlqeu me Ballkanin po bën të njëjtën gjë edhe me NS Mura ku në 31 ndeshje ka shënuar plot 18 gola vetëm në kampionat ndërsa në të gjitha kompeticionet përfshirë edhe ndeshjet miqësore, ai ka tundur plot 22 herë rrjetën.
Poll