
Lazio-Roma ishte supersfida e javës së 6-të të Serie A. Derbi i luajtur në "Olimpico" u mbyll me rezultatin 3-2 për skuadrën e Sarrit që fitoi kështu përballjen e parë ndaj Mourinhos.
Edhe pse sfida ka përfunduar që dje, duket tani derbi është zhvendosur në rrjetet sociale.
Lazio përmes një postimi në Tëitter ka postuar një video me golat e Romës dhe rastet e humbura, ndërsa nuk kanë munguar as "thumbimet".
"Provoni përsëri, do keni më shumë fat", shkruan Lazio në postim.
Ritenta, sarai più fortunato. pic.twitter.com/DmmKXQh9B7
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) September 27, 2021
Poll