Sot, Boluspor ka luajtur kundër Goztepe, ndeshje që ka përfunduar me rezultatin 1-1. Protagonist në këtë sfidë është bërë mesfushori shqiptar, Dejvi Bregu. Ish ylli i Skënderbeut dhe i Teutës ka shënuar golin e parë të takimit.
Në minutën e 62-të, ai zhbllokon rezultatin duke i dhënë avantazhin Goztepes. Atëherë kur u mendua se Bregu po i jepte fitoren ekipit të tij, ishte Delibas që barazoi në minutën e 88-të. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 24, të Ligës së Parë turke që u rikthye pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin.
Poll