Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Debati për trajnerët shqiptarë në Kosovë, ish-mbrojtësi i Kukësit, i mbyll "gojën" trajnerit të njohur

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Debati për trajnerët shqiptarë në Kosovë,

Trajneri i Llapit në Superligën e Kosovës, Tahir Batatina, njihet për komenetet e tij ndaj trajnerëve shqiptarë në Kosovë.

Së fundmi, Batatina ka qenë i ftuar në emisionin "Arena" në Tribuna Channel, bashkë me Avni Durmishin, zëdhënësi i Prishtinës, si dhe mbrojtësi Lapidar Lladrovci, ish-futbollist i Kukësit.

Gjatë emisionit, Batatina ka folur sërish me tone të ashpra ndaj trajnerëve nga Shqipëria, ndërsa Lladrovci i është kundërpërgjigjur, duke i folur për bashkimin Kombëtar.

 

https://www.youtube.com/watch?v=2jROvnWLEvM

AVNI DURMISHI: Kur dolëm në Europë e pamë se ku jemi. Kemi mbetur 20 vjet mbrapa, a e di se çfarë do të thotë?! 20 vjet nuk keni pasur idenë se si stërvitin trajnerët jashtë.

AVNI DURMISHI: Kur dolëm në Europë e pamë se ku jemi. Kemi mbetur 20 vjet mbrapa, a e di se çfarë do të thotë?! 20 vjet nuk keni pasur idenë se si stërvitin trajnerët jashtë.

TAHIR BATATINA: Pse, keni bërë ndonjë lëvizje të madhe?

AVNI DURMISHI: Ti kritikon trajnerët e Shqipërisë dhe vetë e ke marrë licencën atje. Pas cilit kriter keni shkuar dhe e keni marrë? Nuk mundesh të udhëheqësh një ekip në Kosovë nëse nuk e ke licencën.

TAHIR BATATINA: Licenca është një dokument...

AVNI DURMISHI: Nuk mundesh me e vozit makinën pa patente. Ti mund të dish, por kur të ndalon polici të dënon. Si e keni marrë? Si e keni marrë licencën në Shqipëri?

TAHIR BATATINA: Të shpjegohem. Sikur një profesor si e ka një diplomë, a e kam unë këtë diplomë?

AVNI DURMISHI: Tahir, mos më mbaj ligjëratë se çfarë do me thënë licencë. Unë po të pyes, si e ke marrë licencën?

TAHIR BATATINA: Nuk ka të bëjë licenca me njohuritë.

AVNI DURMISHI: Po si keni hyrë në rend për ta marrë?

TAHIR BATATINA:  Çdo trajner hyn për ta marrë licencën.

 

AVNI DURMISHI: Jo, Tahir, jo çdo trajner. Tetë gola i ke marrë në Mitrovicë, meqë ma përmende gjashtë golashin në Europë. A i jepni përgjegjësi tifozëve llapjan, që e njohin shumë mirë futbollin dhe ku Prishtina ka shumë tifozë? Na kanë përshëndetur pas fitores në Kupë....

 

LAPIDAR LLADROVCI: Trajner, ju keni qenë pjesë e UÇK-së dhe e di që në betim të ushtarëve ka qenë bashkimi kombëtar. Të ndahen tani trajnerët shqiptarë të Kosovës me trajnerët e Shqipërisë, nuk është e mirë. Në këto momente kjo është një temë e ndjeshme, sepse pa ndihmën e Shqipërisë ne nuk kishim arritur këtu. Ata më së pari kanë qenë të pranuar shumë kohë para nesh në UEFA dhe përvoja që sjellin këta trajnerë i bën shumë mirë futbollit të Kosovës. Unë vetë kam qenë pjesë e Kukësit dhe e kam ndjerë veten si në shtëpinë time edhe atje. Kam mësuar jashtëzakonisht shumë. Nuk po dua të bëj dallime kush është më i mirë dhe kush është më i keq, pasi rezultatet e tregojnë atë punë, përvoja e tyre dhe pjesëmarrja në kupat e Evropës. Por mendoj se gjithçka që vjen e re sjell cilësi të reja, sjell përvoja të reja dhe ka të mirën e vet.

AVNI DURMISHI: Tahir, e ke thënë vetë që ke për t'i futur në autobus dhe ke për t'i kthyer në shtëpi

TAHIR BATATINA: Nuk kam bërë diçka...

AVNI DURMISHI: Ke bërë jehonë shumë të madhe në Shqipëri dhe më ka ardhur shumë keq. Sulejman Mema është ndjerë shumë keq. "Tahiri erdhi e mori licencën tek ne". U ndjeva keq Tahir për ty, për një deklaratë të pamatur prej teje.

Kujtojmë që, më herët, Batatina ka thënë se Mirel Josa do të ishte shkarkuar nga Prishtina, nëse nuk do të ishte nga Shqipëria.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga