
Robert Lewandowski kaloi nga Bayern Munich te Barcelona këtë merkato vere. Katalanasit paguan 50 milionë euro për shërbimet e polakut, ndërsa kanë nisur problemet e para me emrin e tij.
Dyqani zyrtar i Barçës ka hasur probleme me fanellat, pasi emri i sulmuesit që do mbajë fanellën me numër “9” ka dy gërma “w” në emër.
Në një video që është bërë virale në rrjet, dëgjohet një nga punonjësit të thotë se kanë mbaruar gërmat “w” dhe për momentin nuk po prodhohen më fanella të polakut për fansat e shumtë.
Veç kësaj, buzagazh punonjësi thotë se ai ka dy “w” në emër.
Poll