
Atletico Madrid ka barazuar përballë Villarreal në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit spanjoll. Sfida që u zhvillua në “Estadio de la Ceramica”, përfundoi me rezultatin 1-1.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e madrilenëve, golin për të cilët e shënoi Witsel në minutën e 9’. Me nisjen e pjesës së dytë vendasit ishin më kërkues, duke gjetu golin e barazimit me Sorloth. Teksa Atletico ia doli që të kalonte përsëri në avantazh, por këtë herë me Saul Niguez i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 88’.
Me këtë fitore, të besuarit e Simeones shkojnë në kuotën e 58 pikëve dhe ngjiten në vendin e katërt, në zonën Champions. Në krahun tjetër, Villarreal vazhdon të jetë larg pritshmërive, duke u renditur në vendin e 10-të me 38 pikë.
Golat e sfidës. (VIDEO)