
Inter arriti të kualifikohej për në fazën tjetër mes shumë vështirësive. Parma e Buffon, krijoi shumë probleme për të zotët e shtëpisë, ku nuk mjaftoi 90 minutëshi për të vulosur të kualifikuarin. Koha shtesë ishte vendimtare për fatinin e takimit, ku për 120 minuta Kristjan Asllani&Co dhanë maksimumin.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1, ku goli i Juric vulosi fatin e 45 minutave të para. Çdo gjë dukej e pamundur për Inter pasi të gjithë tentativat u ndalën në “murin” Buffon. Në minutën e 88’-të duhet të vinte një gol nga repertori i Lautaro, që vendos baraspeshën dhe çon në shtesë takimin. Acerbi me një gol me kokë nga zona e 16 metrave mposht Buffon dhe vulos fatin e takimit në 2-1.
Inter - Parma 2-1
Kupa e Italisë
Faza 1/8
Stadiumi: San Siro
Arbitër: Alessandro Prontera
Formacionet zyrtare:
INTER (3-5-2): Onana; D'Ambrosio, De Vrij, Sticks; Dumfries, Gagliardini, Asllani, Mkhitaryan, Gosens; Lautaro, Correa. Trajneri: Simone Inzaghi.
PARMA (4-3-3): Buffon; Del Prato, Balogh, Osorio, Valenti; Estevez, Bernabè, Sohm; Bendyczak, Vazquez, Man Trajneri: Fabio Pecchia
Momentet e ndeshjes:
88' Lautaro gjen rrejtën e Buffon, barazohen shifrat
38' Juric befason Interin, realizon golin e avantazhit
38' Correa shumë pranë golit, arbitri anësor shikon pozicion jashtë loje