VIDEO/ Arsenal fiton trofeun e parë sezonal, mund kampionët e Serie A
Shkruar nga NEWSPORT
Arsenal dhe Milan janë ndeshur në një sfidë miqësore gjatë turit të tyre miqësorë në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Dubai Supercup” është eventi në të cilin ekipet e njohura të europës marrin pjesë, duke nisur nga Mila, Liverpool, Lyon dhe Arsenal.
Ndeshja u mbyllë me shifrat 2-1, në favor të “Topçinjëve”. Golat u realizuan nga Odegaard dhe Nelson, ndërsa për “Djallin” ishte Tomori që ngushtoi diferencat në të 77’ duke vulosur dhe fatin e takimit.
Formati i këtij eventi është i veçantë, ku ekipet u drejtohen penalltive për të grumbullar 1 pikë në rast fitoreje nga pika e bardhë. 3 pikë është fitorja, 2 pikë në rast barazimi i jepen secilit ekip dhe 1 pikë i jepet fituesit të penalltive. Arsenal renditet e para me 8 pikë, ku më pas vijnë Lyon, Milan dhe Liverpool.
VIDEO: