Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Ardian ISMAJLI bëhet protagonist në sfidën ndaj Dinamo ZAGREB, mbrojtësi kuqezi i pafat

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ardian ISMAJLI bëhet protagonist në sfidën ndaj Dinamo

Mbrojtësi i Kombëtares tonë, Ardian Ismajli i cili aktivizohet tek Hajduk Split, është bërë protagonist në supersfidën e sotme në Kroaci ndaj Dinamo Zagreb.

Në sfidën e luajtur për vendin e parë, Ismajli ka lënë gjurmë për keq në ndeshje, duke shënuar një autogol. Në minutën e 12, pas një krosimit të Kadzior nga goditja e këndit, Ismajli në përpjekje për të larguar topin nga zona, e ka devijuar atë duke i ndryshuar destinacionin dhe shënuar kështu në portën e vetë.

Gjatë sfidës Ismajli u dënua dhe me karton të verdhë, por për fatin e tij të mirë në minutën e 45 me anë të penalltisë Hajduk barazon sfidën, në të cilën nuk do të shënoheshin më gola dhe do të mbyllej 1-1. Dinamo Zagreb vazhdon të mbaj vendin e parë me 4 pikë më shumë se HAjduk Split që ndodhet në vendin e dytë.

Ardian Smajli është bërë një nga mbrojtësit kryesor për Kombëtaren shqiptare dhe shikohet si një nga futbollistët më premtues në të ardhmen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga