Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Afrimet e reja nuk bindin, Guinea mposht Kosovën në miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Afrimet e reja nuk bindin, Guinea mposht Kosovën në

Kosovë-Guine 1-2

Kosova është mposhtur ditën e sotme në miqësoren ndaj Guinesë me rezultatin 1-2. Afrimet e reja në skuadrën "dardane" nuk kanë bindur dhe kanë humbur përballë kombëtares së Guinesë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë ishin miqtë që shënuan dy herë. Fillimisht Kouyate e më pas Kante me penallti I dhanë epërsinë e dyfishtë Guinesë, për Kosovën shënoi Manaj 2 minuta nga fundi duke vulosur përfundimisht sfidën në 1-2.

Ndeshje miqësore

Formacionet:

Kosova: Visar Bekaj; Domgjoni, Jashanica, Thaqi, Bajselmani; Rrudhani, Broja, Loshaj; Topalli, Hoxha; Daku.

Komenti minutë pas minute:

90'+3" Mbyllet testi miqësor në Turqi, Guinea mposht pastër Kosovën.

92' GOL!! Kosova ngushton rezultatin, Manaj ndëshkon Guinenë.

65' GOL!!! Guinea shënon edhe golin e dytë, Kante nga penalltia nuk gabon dhe e dërgon në rrjetë.

60' GOL!! Zhbllokohet sfida miqësore, Kouyate me kokë ndëshkon Bekajn.

46' Nis pjesa e dytë.

45+1' Mbyllet pjesa e parë, Kosova nuk gjuan asnjëherë portë, ndërsa Guinea rrezikon dy herë.

45' Super pritje nga Visar Bekaj, portieri i Tiranës ndal një gjuajte të fortë të lojtarit të Guinesë brenda zonës.

30' Guinea pranë golit, Sullei brenda zonës gjuan keq duke mos e dërguar topin në rrjetë.

1' Starton ndeshja miqësore në Turqi.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga