
Milani ka luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjen e parë të sezonit të ri të Serie A. Me një mbrëmjë fantastike dhe paraqitje majft të mirë, Milani ka fituar në transfertë 0-2 përballë Bolognas.
Ai që zhbllokoi ndeshjen ishte Oliver Giroud. Sulmuesi francez pasi mori një pasim nga Reijnders, i cili është një nga afrimet e kësaj merkatoje, e tundi rrjetën e kundërshtarit.
Për golin e dytë mendoi një tjetër blerje e kësaj vere, siç është Pulisic. Me një predhë në hyrje të zonës, anësori amerikan e dërgoi topin aty ku portieri kundërshtar nuk mund ta arrinte, duke çuar ndeshjen në 0-2.
Pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati, por vetëm administrim duke treguar që Milani është padyshim një nga pretendentet kryesore për fitimin e Scudettos.
Në krahun tjetër Torino barazoi përballë Cagliarit. Një ndeshje pa shumë histori e cila përfundoi në barazimin pa gola 0-0.