
Fiorentina 0-1 Inter (Lautaro 14')
Interi mposhti Fiorentinën minimalisht në “Artemio Franchi” në një ndeshje të vështirë për zikaltërit. Heronjtë e sfidës ishin padyshim golashënuesi Lautaro Martinez dhe asistuesi Kristjan Asllani.
Një ndeshje fantastike e mesfushorit shqiptar që dukej si dirigjent në fushën e lojës. Pasime, bllokime, vertikalizime, hapje loje, siguri dhe konfidencë, talenti shqiptar bëri një performancë për t’u duartrokitur.
Vendasit patën shanset e tyre duke shpërdoruar edhe një penallti në minutën e 72’.
Interi rikthehet në krye të Serie A, 2 pikë më shumë se Juventus, por gjithashtu ka një ndeshje tjetër për të zhvilluar dhe pritet ta thellojë akoma më shumë diferencën.
Formacionet zyrtare:
Fiorentina (4-2-3-1): Terracciano; Faraoni, Martinez Quarta, Ranieri, Parisi; Arthur, Duncan; Ikone, Bonaventura, Nzola; Beltran.
Trajner: V. Italiano
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Darmian, Frattesi, Asllani, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Thuram, Lautaro. Trajner: S. Inzaghi.
Komenti minutë pas minute:
90+5' Përfundon ndeshja.
89' Fiorentina del rrezikshëm në krahun e majtë, tenton krosimin, por bllokohet nga Kristjan Asllani.
72' Sommer i bën të gjitha, grushton sulmuesin, shkakton penallti dhe e pret atë (VIDEO)
69' Panik në zonën e Interit, një devijim i lehtë i mohon golin e barazimit Fiorentinës (VIDEO)
64' Augusto nis Mkhitaryan drejt zonë, armeni shtron topin para portës, i cili merret nga Arnautovic që e dërgon në rrjetë. Aksioni anulohet për offside të Mkhitaryan. (VIDEO)
54' Lautaro Martinez godet brenda zonës, por pa forcë me topin që shkon lehtësisht në duart e portierit.
49’ Asllani bën një krosim perfekt nga këndi drejt zonës, por mbrojtja vendase bllokon topin. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
34’ Bonaventura gjuan drejt portës, por Sommer pret shkëlqyeshëm.
31' Marcus Thuram i bien fuqitë, francezi rrëzohet para se të shkonte drejt portës (VIDEO)
14' Asist Asllani dhe gol Lautaro, dyshja shqiptaro-argjentinase sjell festën te Interi (VIDEO)
11' Fiorentina ndëshkon Interin në "Artemio Franchi", por anësori i anullon festën vendasve. (VIDEO)
1' Fillon ndeshja.