
Janë mbyllur dy ndeshjet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë së Parë. Derbi Partizani B-Dinamo është mbyllur me fitoren 1-2 të dinamovitëve. Dopieta e Almedia nderoi blutë, ndërsa Bërdufi rihapi për pak momente ndeshjen, por në fund Partizani B nuk arriti të evitonte humbje pasi ngeli edhe me 10 lojtarë pas daljes më të kuq të kapitenin Peqini. Me këtë fitore, Dinamo shkon në vendin e dytë me 13 pikë, njësoj sa Burreli I vendit të parë në Grupin A të Kategorisë së Parë.
Sfida tjetër e Kategorisë së Parë në grupin B, ishte Elbasani-Flamurtari e mbyllur me rezultatin 0-1. Vlonjatët marrin kështu fitoren e dytë radhazi në kampionat, kjo edhe falë golit të Ribajt që nga penalltia nuk gaboi. Me këtë 3 pikësh, Flamurtari ngjitet në vendin e 5-të me 7 pikë, ndërsa Elbasani mbyll klasifikimin me asnjë pikë në këto 6 javë.
FT: Elbasani-Flamurtari 0-1 (Ribaj 25')
FT: Partizani B-Dinamo 1-2
Kategori e Parë/ Java e 6-të
Partizani B: Teqja, Veriu, Kodra, Dajçi, Peqini, Allmeta, Ferhati, Balla, Bërdufi, Hasa, Gjinaj.
Dinamo: Bakaj, Paterni, Plaku, Pere, Boçi, Paterni, Hyseni, Salazar, Kolgega, Diogo, Alillari, Almedia.
Gjyqtar: Florjan Lata
Komenti minutë pas minute:
90' Mbyllet ndeshja, Partizani B mposhtet 1-2 nga Dinamo.
87' GOl! Partizani B rihap ndeshjen edhe me 10 lojtarë, Bërdufi me kokë mposht portierin Bakaj.
76' Partizani B pranë golit, Gjeci ndalet nga portieri Bakaj.
59' GOL! Dinamo gjen edhe golin e dytë, Alemedia me portën bosh tund sërish rrjetën pas pasimit të Salazar.
56' Partizani B me 10 lojtarë, kapiteni Peqini merr kartonin e dytë të verdhë për një prekje me dorë dhe largohet me karton të kuq.
46' Nis pjesa e dytë.
45' Mbyllet pjesa e parë, Dinamo fiton minimalisht 0-1.
35' Dinamo sërish pranë golit, Pere brenda zonës gjuan keq.
26' GOL! Zhbllokohet derbi Partizani B-Dinamo. Janë dinamovitët që gjejnë golin e parë me Almedian. Sulmuesi gjuan brenda zonës, pret fillimisht Teqja, por më pas topi i shpëton nga duart dhe përfundon në rrjetë.
1' Starton derbi Partizani B-Dinamo.