VIDEO/ 1 javë nga përballja me Çekinë, FSHF-ja i “kërcënon” me “perlën” e Cikalleshit
Shkruar nga NEWSPORT
Jemi vetëm 1 javë para duelit që kombëtarja shqiptare do të luajë me Çekinë, takim i vlefshëm për kualifikueset e “Euro 2024”. Kjo përballje do të luhet më 7 shtator në Pragë duke nisur që nga ora 20:45.
Një duel direkt për vendin e parë në grupin E, me çekët që kryesojnë me 7 pikë, ndërsa kuqezinjtë me një pikë më pak. Fitorja është detyrim për të besuarit e Sylvinhos për të hedhur një hap të madh drejt Gjermanisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale dhe kur jemi vetëm pak ditë përpara kësaj sfide, FSHF-ja u ka rikujtuar çekëve golin e Sokol Cikalleshit. Në këtë ndeshje të zhvilluar në Pragë, sulmuesi kavajas tundi rrjetën e kundërshtarëve me një “perlë”, por përsëri në fund sfida përfundoi 3-1 në favor të vendasve, takim miqësor mes dy kombetareve.
“Nuk harrohet goli i Sokol Cikalleshit në Pragë”, ka shkruar FSHF-ja krahas videos.