Arturo Vidal pritet të largohet nga Bajern Mynih në merkaton e janarit.
Lajmi i bujshëm bëhet i ditur nga "Calciomercatoneës.com", që raporton se mesfushori kilian tashmë po mendon rikthimin në Itali.
Skuadra e interesuar për të marrë shërbimet e Arturo Vidal është Roma dhe jo Juventusi. Destinacioni i mesfushorit të Bajernit është pikërisht ekipi verdhekuq, që po mendon të zëvendësojë Raxha Naingolan, i cili kërkohet me ngulm nga Çelsi.
Nëse ndodh të mesfushori belg i Romës të transferohet në Londër në merkaton e dimrit, atëherë Vidal pritet të transferohet në kryeqytetin e Italisë.
[caption id="attachment_54872" align="alignnone" width="630"] Arturo Vidal[/caption]
Poll