
Lajmi tronditës për vetëvrasjen e Dani Alves në brug shokoi gjithë botën e futbollit mbrëmjen e djeshme. Ky lajm i pakonfirmuar u përhap nga një gazetar brazilian i cili më pas kërkoi falje duke thënë se kishte ngatërruar emrin.
Së fundmi ka reaguar edhe vetë vëllai i brazilianit, Ney Alves i cili me një postim në rrjete sociale i është drejtuar kësaj çështje.
“Sa shumë mizori mund të kenë qeniet njerëzore? Ai u dënua për fjalët e një gruaje e cila hyri në banjën e meshkujve që të bënin diçka që vetëm ai dhe ajo e dinë se çfarë. Ai u dënua. A nuk mjafton kjo?”, tha ai fillimisht në një video të shpërndarë në Instagram.
“Nuk mjafton. Tani gjëja e çmendur është se e duan të vdekur. Si mund të jeni kaq mizorë? Babai im është mbi 70 vjeç. Nëna ime është mbi 60. A nuk kanë ata familje? Këto faqe që vazhdojnë e përhapin këto gjëra. Zoti pastë mëshirë për ju”, tha vëllai i Alves.