
Largim i papritur te Prishtina. Besart Berisha, ish sulmuesi i Kombëtares që u afrua me shumë bujë te skuadra bardheblutë është larguar pas disa muajsh.
36-vjeçari luajti vetëm 18 minuta në Superligën e Kososvës dhe “Insporti” bën me dije se klubi dhe lojtari kanë vendosur të ndërpresin kontratën me konsensus.
Për momentin, Prishtina nuk e ka zyrtarizuar ende largimin e Berishës, por me dëmtimin e rëndë të pësuar, sulmuesi do të duhet të gjejë një skuadër të re në merkaton e janarit.
Poll