Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Vetëm 150 minuta lojë, JUVENTUS ul çmimin për Emre Can

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 150 minuta lojë, JUVENTUS ul çmimin për Emre Can

Kushdo që do të përfitojë shërbimet e Emre Can, tashmë duhet të paguajë një shifër prej 30-40 milionë euro. "Calciomercato" raporton se Juventus ka vendosur këtë klauzolë për të lënë të lirë lojtarin. Futbollisti gjerman nuk po kalon momente të mira te "Zonja e Vjetër". Pas ardhjes së Maurizio Sarrit në krye të pankinës kampione, ai është aktivizuar vetëm 150 minuta.

Fillimisht Juventus kishte vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh, për shërbimet e tij. Por, minutat e pakta në ekipin e parë dhe forma jo e mirë që po kalon 25-vjeçari kanë bërë që të ndryshojë klauzola e lirimit të tij. Gjithashtu bëhet me dije që Juventus po mendon edhe huazimin e tij në merkaton e janarit. Manchester United, Barcelona dhe PSG kanë shprehur interes për shërbimet e ish-mesfushorit të Bayern Leverkusen.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga