Ibrahim Salah
Frederic Massara u emërua si drejtor sportiv i Romës pak kohë më parë dhe tashmë ka nisur nga puna. Klubi kryeqytetas i Italisë kërkon të jetë predendent për titullin kampion sezonin e ardhshëm.
Verdhekuqtë pritet të përforcojnë ekipin me një lojtar që ka dëshirë trajneri i ri, Gian Piero Gasperini. Bëhet fjalë për Ibrahim Salah, i cili luan për skuadrën e Rennes në kampionatin francez.
Siç raportojnë mediat italiane, Massara e njeh mirë 23-vjeçarin maroken që nga koha kur ishte drejtor i Rennes. Klubi francez e vlerëson Salah 5-7 milionë euro, një shifër jo e lartë për Romën e cila pritet të veprojë.
Poll