
Ditën e sotme Massimiliano Allegri u prezantua si trajneri i Milanit, duke u rikthyer pas 11 vitesh. Së bashku me Igli Taren prezent, tekniku i kuqezinjve foli për objektivat e klubit këtë sezon.
“Duhet të fillojmë me shumë entuziazëm, me pasion, me ndjenjë përgjegjësie për të krijuar kushtet për të qenë në kushtet më të mira në mars. Objektivi parësor është që Milani të rikthehet të luajë në Champions League.
Pra, në muajin mars të jemi në ato kushte, sepse ai është muaji që vendoset sezoni. Qëllimi i të gjithëve është të nisim mirë, të punojnë mirë dhe ta kthejmë Milanin në Champions.
Ky është qëllim që të gjithë duhet ta kemi në mendje. Mund ta arrijmë vetëm me punë të përditshme, nëpërmjet përmirësimit të secilit indivit, jam shumë i sigurt.
Milani është një klub që më pëlqen shumë. Kur Tare dhe Furlani më telefonuan, i takova menjëherë, isha entuziast. Brenda një ore vendosëm që të fillonim aventurën së bashku. Jam i lumtur për këtë zgjedhje”, u shpreh Allegri.