
Në profilin e tij në rrjetin sociale “Instagram”, sulmuesi i Milanit Rafael Leoa i ka dhënë “lamtumirën” Theo Hernandez, ky i fundit është shumë pranë transferimit të Al-Hilal. Kalimi i Theo-s te klubi arab është vetëm çështje kohe, ku francezi do të bashkohet me trajnerin Simone Inzaghi.
Nga ky operacion, Milani pritet të përfitojë 25 milionë euro. “Vëllai im, shoku im në shumë beteja, së bashku kemi kaluar shumë momente të mira dhe të këqija, por ishte kënaqësi të ndaja me ty spa-në dhe fushën, vëllai im.
Të uroj gjithë fatin e botës në këtë fazë të re. Do të më mungosh shumë sepse me kalimin e viteve je bërë një person i rëndësishëm për mua. Nuk duhej të mbaronte kështu, por jeta është bërë me sfida . Paç fat në rrugëtimin e ri Theo”, shkruan Leao.