
Ndidi & Maguire
Pas transferimit të Jonathan David në repartin e sulmit, Juventusi vijon të mbetet në merkato. Bardhezinjtë kërkojnë të rrisin alternativat dhe cilësitë në mesfushë.
Orët e fundit, bëhet me dije se “Zonja e Vjetër” është futur në garë për Wilfred Ndidi. Siç raportojnë mediat italiane, Juventusi është gati të paguajë klauzolën e tij prej 10.5 milionë euro tek Leicester City.
Ndidi shikohet si pasuesi i Douglas Luiz, i cili kaloi një sezon të dobët në Torino dhe pritet të shitet. Leicester City nga ana tjetër, duke parë dhe rënien nga kategoria nuk kanë gjasa ta mbajnë në ekip mesfushorin 28-vjeçar.
Poll