Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mungesa të rëndësishme dhe risi, Partizani dorëzon LISTËN e lojtarëve “evropianë” në UEFA

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa të rëndësishme dhe risi, Partizani dorëzon
Partizani

Partizani është gati për aventurën evropiane në Conference League. Së fundmi, klubi kryeqytatas i ka dorëzuar UEFA-s edhe listën e lojtarëve që do të jenë të grumbulluar për turin e parë të kompeticionit.

Në listën e lojtarëve përballë në ndeshjen përballë estonezëve të Kalju, nuk mungojnë afrimet e reja. Martinez, Garcia dhe Isgandarli janë pjesë e listës. Teksa pritet të shtohen edhe lojtarë të listës B, të cilët janë Himallarai, Vata dhe Qokthi.

Ndërkohë që ka edhe mungesa të rëndësishme për të kuqtë. Për shkak dëmtimi, nuk do të jetë të gatshëm Janjeva dhe Ismaili. Ndërkohë që Bintsouka, edhe pse ka rinovuar nuk është bashkuar ende me ekipin.

LISTA E PLOTË:

PORTIERË: Alban Hoxha, Skander Tahri, Pano Qirko.

MBROJTËS: Karlos Martínez, David Atanaskoski, Altin Bytyqi, Marcelino Preka, Paulo Buxhelaj, Mateo Çipi, Saliu Sembene.

MESFUSHORË: Adnard Mehmeti, Gjergji Kote, Mateo Shanaj, Kazem Olamilekan Ogunleje, Tedi Malaj.

SULMUES: Albers Keko, Xhuliano Skuka, Vusal Isgandarli, Judah Emanuel Garsia, Oresti Rifa, Besar Gudjufi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga