Pas gati një dekade, Mirel Josa është rikthyer te Tirana si trajner i bardhebluve. Pas zyrtarizimit ditën e djeshme në këtë post përmes prezantimit në media, numri 1 i stolit të kryeqytetasve, ditën e sotme ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij të re.
Një seancë në të cilën ka pasur mundësi të njihet më nga afër me kontingjentin që do të ketë në dispozicion, por edhe një seancë në të cilën ka bërë edhe prezantimin e parë me uniformën që do të mbajë veshur tashmë e në vijim.
Poll