Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Veselinovic te Partizani bën jehonë në Serbi: Tani janë 4 trajnerë serb në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Veselinovic te Partizani bën jehonë në Serbi: Tani janë 4
Aleksandar Veselinovic

Emërimi i serbit Aleksandar Veselinovic te Partizani ka bërë jehonë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendlindjen e teknikut. Mediat sportive “SportKlub” dhe “Informer” i kanë kushtuar nga një artikull kësaj lëvizjeje të bujshme ku e cilësojnë si një lëvizje të papritur dhe befasuese.

Këto media nuk lënë pa përmendur edhe Ivan Gvozdenovic të Skënderbeut me të cilin bëhen 4 trajnerë serb në Shqipëri, përfshirë edhe ndihmësit e Veselinovic te Partizani.

“Aleksandar Veselinovic është trajneri i ri i Partizanit në Shqipëri. Ftesës së 17 herë kampionëve shqiptar nuk e refuzuan as dy serbë të tjerë, Dragan Anicic dhe Goran Lazarevic si ndihmës të tij. Një tjetër serb punon në elitën shqiptare, Ivan Gvozdenoviç, në krye të Skënderbeut nga Korça”, shkruan ‘SportKlub’.

Ndërsa, ‘Informer’ shkruan: Kjo lëvizje e papritur befasoi shumë, duke pasur parasysh se gjatë karrierës së tij Veselinoviç drejtoi klube të shumta, duke përfshirë ekipe arabe, si dhe ekipe të njohura serbe si Čukaricki, Vojvodina dhe Spartak Subotica.

Aleksandar Veselinoviç tani përballet me sfidën për ta udhëhequr Partizanin drejt sukseseve të reja dhe ekspertiza dhe përvoja e tij mund të jenë kyçe në realizimin e ambicieve të këtij klubi të madh shqiptar.

Veselinovic te Partizani bën jehonë në Serbi: Tani janë 4
 
Veselinovic te Partizani bën jehonë në Serbi: Tani janë 4
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga