Vesel Limaj është shumë pranë kalimit tek kampionët e Kosovës, Ballkanin. Gjatës ditës së sotme është raportuar se skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka arritur marrëveshjen me lojtari. Por, ky transferim nuk do të jetë falas.
Sipas “GazetaBlic” ish-mesfushori i Tiranës dhe i Kukësit ka një kontratë me ekipin rumun FC Hermannstadt. Kontrata me të cilët skadon në qershor të vitit 2024. Kjo gjë ka bërë që lojtari mos të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin e tij për ndarjen me konsesus.
Për të transferuar 26 vjeçarin në Kosovë, ekipit nga Suhareka tashmë i duhet të paguaj për shërbimet e tij. Ballkanit do të paguaj shifrën prej 30 mijë euro në arkat e klubit rumun për të transferuar mesfushorin në Kosovë.