
Manchester City ia doli të fitonte 6-2 ndaj Luton në Fa Cup. Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola ishte spektakolare dhe dominoi kundërshtarët.
Protagonistë në këtë sfidë ishin Erling Haaland dhe Kevin de Bruyne. Norvegjezi shënoi 5 gola, teksa në 4 prej të cilave u asistua nga belgu. Ish-sulmuesi i Dortmun hyn në histori pas sfidë ssë sotme, teksa bëhet lojtari i parë që shënon 5 gola në dy ndeshje me Manchester Cityn.
Për herë të parë kishte shënuar 5 gola ndaj Leipzigut në Champions League, ndërsa këtë herë ndaj Luton në FA Cup. Pas sfidës Haaland ishte shumë i lumtur dhe theksoi se bashkë me De Bruyne janë rikthyer për të dhuruar spektakël në fushën e lojës.
“Ai po vjen, ne po vijmë. Jemi të gatshëm për të sulmuar. Është një kënaqësi dhe një privilegj të luaj me të. Është një djal inteligjent, më pëlqen të luaj me lojtarë të tillë”, ka theksuar sulmuesi i “Qytetarëve”.