Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Vendos gjithmonë skuadrën para vetes”, agjenti i Kumbullës: Synon të luajë në Euro 2024. E ardhmja? Ka kontratë me Romën

Shkruar nga NEWSPORT
“Vendos gjithmonë skuadrën para vetes”, agjenti i

Marash Kumbulla gjatë merkatos së janarit ndryshoi ambient. Nga Roma kaloi te Sassuolo, me mbrojtësin që kërkon më shumë minuta për të fituar sa më shpejt formën e tij më të mirë.

Një nga synimet kryesorë të mbrojtësit është që të jetë gati për Euro 2024 që do të luhet në periudhën qershor –korrik dhe ku kombëtarja shqiptare është pjesmarrëse në Gjermani. Në lidhje me qëllimet, formën dhe të ardhmen e lojtarit ka folur agjenti Gianni Vitali.

“Marash ka rikuperuar formën e tij dhe mezi pret të futet në fushë për të dhënë kontributin e tij dhe për të ndihmuar Sassuolon. Ai zgjodhi këtë destinacion sepse ishte i bindur për të kaluar te kjo skuadër. E përsëris, ai mezi pret të ndihmojë.

Ai e vendos gjithmonë skuadrën para vetes. Objektivi i parë është të ndihmojë Sassuolon të shpëtojë, ndërsa personalisht ai dëshiron të kthehet në fushë dhe të gjejë formën më të mirë edhe sepse në verë është Kampionati Evropian, një ngjarje e cila është veçanërisht e rëndësishme.

 Zgjedhja për të ardhur në Sassuolo ishte një zgjedhje sportive, në këtë moment duhet të mendojë për Sassuolo-n, objektivat e kësaj skuadre dhe për të bërë mirë me të. Më pas, ai është në pronësi të Romës, kjo nuk është sekret, ai ka një kontratë ende të gjatë. Ai ka lënë një derë të hapur që do të rihapet, por tani ai nuk po mendon se çfarë do të ndodhë me Romën gjatë rrugës. Ai është i fokusuar vetëm te Sassuolo”, ka theksuar agjenti i mbrojtësit të kombëtares.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga