Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Një argjentinas për stolin, klubi i kampionatit shqiptar SURPRIZON me trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Një argjentinas për stolin, klubi i kampionatit shqiptar
Matias Tatangelo gjatë prezantimit te Shiroka

Klubi i Shirokës ka goditur me trajnerin e ri, duke emëruar Matias Tatangelo. Ky i fundit është një trajner me eksperiencë të gjatë, ku ka drejtuar ekipe si Inter RD, Serrato, Sanarate, apo Santa Lucia.

Tashmë, 39 vjeçari argjentinas është gati për një aventurë tjetër në Kategorinë e Tretë të Shqipërisë. Tatangelo rikthehet në stol pas pothuajse një viti, pasi hera e fundit që ushtronte këtë profesion ishte shkurti i 2024-ës.

Njoftimi i klubit të Shirokës:

Mirësevjen në KF Shiroka, Matias Tatangelo!

Ndërsa nisim punën për gjysmën e dytë të sezonit futbollistik 2024-2025, kemi kënaqësinë të mirëpresim në gjirin e skuadrës tonë, trajnerin Matias Tatangelo. Të bindur se përvoja e tij e gjatë në Superligën e Ekuadorit, Peru, Kolumbi dhe Argjentinë, do t’i shërbejë më së miri ecurisë dhe objektivave që ka klubi ynë, atë të ngjitjes në kategorinë e dytë.

Së bashku me trajnerin Tatangelo do të punojmë për të sjellë edhe përforcime të tjera në skuadër, që ky sezon të prezantojë në fushë një KF Shirokë krejt tjetër, më luftarake dhe që rritet ndeshje pas ndeshje. Mbyllëm një fazë të parë që ishte rezultative dhe padiskutim që gjysma e dytë e sezonit do të jetë ajo që do të shënojë përmbushjen e objektivit tonë. Na u priftë e mbara! 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klubi Futbollit Shiroka Shkodër (@kfshiroka_shkoder)

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga