Dje u zhvillua mbrëmja gala nga Komiteti Olimpik Shqiptar. Në ceremoninë “Yjet e Sportit 2024” ishte i pranishëm dhe Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.
I pari i qytetit bregdetar ishte i pranishëm në mbrëmjen e organizuar ku kishte shumë personalitete të sportit e politikës, ndër to Edi Rama. Z. Dredha postoi në rrjetet sociale duke theksuar se Vlora nuk nuk kishte si të mungonte në ceremoninë e krenarisë së yjeve të sportit.
Për më tepër, vlonjatët krenohen sepse qyteti turistik është Qyteti Europian i Sportit. Investimet në Vlorë po rriten dita-ditës ku kulmi do të sihte me rikthimin e Flamurtarot në Superiore pas kaq shumë vitesh jashtë elitës.
Poll