Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Partizani B e nis mbarë sezonin, "Demat" me potencial në Kategorinë e Tretë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Partizani B e nis mbarë sezonin, "Demat" me potencial
Partizani B - Shiroka

Partizani është një nga dy ekipet e Superiores që ka vendosur të hap një ekip B për të milituar në Kategorinë e Tretë. Së bashku me Partizanin në këtë nismë është bashkuar edhe Bylisi.

Kujtojmë që dikur skuadra B e Partizanit arriti deri në Kategorinë e Parë por u shkri pastaj me vendim të klubit të kuq.

Shorti i nivelit të fundit të futbollit shqiptar u hodh, e sot startoi zyrtarisht gara në këtë divizion, që mund të konsiderohet gjysëm profesionist. “Demat” B luajtën në shtëpi në “Arenën e Demave” takimin e javës së parë.

Përballë kishin një tjetër klub rishtaz të ndërtuar si Shiroka. Miqtë nga Shkodra kanë ambicie dhe mund të themi se po ndjekin rrugëqtimin e Basanias, një tjetër ekip nga zona e “djepit” sportiv shqiptar.

Në Tiranë të rinjtë e kuq e panë veten superior ndaj Shirokës. Ata i shkaktuan një humbje të thellë 4-0, duke e nisur pozitivisht sezonin e gjatë që i pret përpara.

Goli i parë i Partizanit B

Goli i dytë i Partizanit B

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga