Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VENDIMET/ Dy skuadrat e Superiores e pësojnë nga Disiplina, gjoba edhe për kategoritë e ulëta

Shkruar nga NEWSPORT
VENDIMET/ Dy skuadrat e Superiores e pësojnë nga Disiplina, gjoba edhe
Komisioni i Disiplinës/ © Credits facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur ditën e sotme për të dhënë edhe vendimet sa ii takojnë javës së lamë pas. Gjoba dhe pezullime me “bollëk” ka pëer Erzenin dhe Partizanin e U-21 pr shkak të dhunës së ndodhur në “Tofik Jashari”. Janë pezulluar plot 8 lojtarë, ndërsa ♪7shtë përjashtuar nga sezoni futbollistik 2023-2024 skuadra e Erzenit U-21.

Në këtë mënyrë “syrit” të Disiplinës nuk i kanë shpëtuar as dy skuadrat e Superioes.  Egnatia dhe Skënderbeu janë dënuar me gjobë për shkak të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve si dhe për sjelljen e gabuar të tifozëve. Të dyja ekipet janë dëbuar me mashën e 100.000 lekëve. Gjithashtu ka gjoba edhe për kategoritë e ulëta.

Të gjitha vendimet: 

1. FK Egnatia, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. Lojtari i KF Vora U-17, Kevin Jata, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti

4. AF Triumph, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

5. Lojtari i FK Partizani U-21, Ralf Cela, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i FK Partizani U-21, Frenki Shahaj, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i FK Partizani U-21, Danilo Bajraktari, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF Erzeni U-21, Laert Sallaku, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i KF Erzeni U-21, Klajvi Zeneli, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i KF Erzeni U-21, Barros de Sousa Walace Raynan, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i KF Erzeni U-21, Klauz Cergani, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i KF Erzeni U-21, Davidson Madrid Bentacur, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti.

13. KF Erzeni U-21, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të neneve 6/3/i, 8/1, 13/2/d, 17/1, 17/2/a dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë dhe përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2023-2024. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

14. FK Partizani U-21, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Tofik Jashari” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

15. AF Shqiponjat 2017, U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë, kunder KF Pogradeci U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

16. AF Shqiponjat 2017, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë, kunder FK Egnatia U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

17. AK Shqipinjat 2017, U-16, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kunder KF Shkodra U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE dhe nenit 34/3 të Rregullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

18. AF Arnisa, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Tretë, kundër Prestige MFC, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

19. Zyrtari i AF Arnisa, Elton Korreshi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

20. Pranimin e kërkesës së KF Laçi U-17, për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Samuel Bibaj në bazë të nenit 75 të KDE.

 

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga