Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U kërcënua se mbajti veshur fanellën serbe, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në mbështetje të gazetarit, Ervin Baku

Shkruar nga NEWSPORT
U kërcënua se mbajti veshur fanellën serbe, Unioni i
Ervin Baku

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar menjëherë lidhur me kërcënimet që gazetari i sportit, Ervin Baku, ka marrë në rrjetet sociale.

Përmes një reagimi zyrtar Uninioni i Gazetarëve Shqiptarë janë pozicionuar publikisht përkrah gazetarit Baku duke u bërë thirrje autoriteteve që t’i shkojnë deri në fund hetimeve lidhur me këtë ngjarje dhe të dënojnë autorët.

Gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku ka qenë një nga personazhet më të “shigjetuar” gjatë ditët e fundit. Baku u shfaq në një intervistë televizive, teksa mbante veshur një bluzë me flamurin e Serbisë. Pavarësisht se Baku kërkoi ndjesë publike, qytetarë të shumtë e kanë “kryqëzuar” në rrjetet sociale, ku dhe s’kanë kursyer as kërcënimet.

“Bëra kallëzim në polici për kërcënimet. Fushatë e frikshme kërcënuese për jetën”, raportoi më herët Baku.

Njoftimi i plotë i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Kërcënimet dhe sulmet tronditëse me fyerje, sharrje dhe stigmatizime ndaj gazetarit sportiv Ervin Baku, janë agresion i egër ndaj lirisë individuale

Tiranë më 22.08.2024

UGSH është vënë në dijeni nga gazetari i njohur sportiv Ervin Baku se, ditën e enjte paradite, ka denoncuar në Policinë e Shtetit, pranë Drejtorisë Rajonale të Tiranës, në sektorin e antikrimit kibernetik, emra dhe persona të cilët në faqet publike online kanë gjeneruar një numër të madh fyerjesh, shantazhimesh, kërcënimesh dhe stigmatizimesh deri edhe  agresionesh fizike, ndaj gazetarit për shkak të daljes së tij në një ekran me disa simbole serbe, të cilat u ndodhën një një bluzë të dhuruar kopegut,  prej një traineri të një ekipi të njohur serb.

Gazetari Baku ka sqaruar publikisht se ky gjest, i pamenduar për domethënie apo ndjeshmëri provokative publike, ka pasuar me një situatë të pazakontë kërcënimesh, fyerjesh, sharrjesh dhe etiketimesh ndaj gazetarit.

Një ditë pas kësaj shfaqjeje në ekran, kolegu Baku, ka publikuar një deklaratë me kërkim ndjese për publikun masiv dhe për gjithë personat e prekur apo provokuar nga kjo pakujdesi, sikundër e cilëson vetë kolegu.

Por edhe pas këtij publikimi, rrebeshi i kërcënimeve, fyerjeve dhe sharrjeve vijojnë të "derdhen", në adresë të tij dhe imazhit profesional.

UGSH vlerëson maksimalisht ndjesën publike të kolegut dhe sqarimin e sinqertë të tij.  Ndërkohë që shpreh brengosjen e thellë për një vërshim të tillë masiv stigmatizues dhe intolerant ndaj kolegut tonë jo vetëm brenda Shqipërisë, por shumë më gjerë

UGSH shpreh solidaritetin e plotë ndaj kolegut Ervin Baku dhe vlerëson qasjen e tij përmes një ndjese bindëse publike.

Njohja prej anëtarësisë sonë e kolegut dhe sidomos veprimtarisë dhe ndjenjës së tij kombëtare, na bën më aktivë në solidaritetin për ndaljen e menjëhershme të këtyre sulmeve dhe mos vijimin e situatës agresive ndaj tij!

 Kërkojmë nga autoritetet policore, në bashkëpunim me strukturat e tjera të sigurisë dhe mbrojtjes qytetare, të reagojnë energjikisht për ndaljen e kësi sulmeve dhe këtij agresioni. Kërkojmë vënien para ndëshkimit ligjor të agresorëve që shkojnë deri në kërcënimin e jetës së kolegut!

Është rasti që UGSH, si organizata më e madhe e gazetarëve në Shqipëri, të kërkojë dhe të pasohet me solidaritetin e organizatave të gazetarëve në Republikën e Kosovës dhe në Maqedoninë e Veriut, në emër të kolegut të kërcënuar.

Ne apelojmë dhe ndajmë qëndrimin tonë se kësi agresionesh, (shumica në hapësirën virtuale), duhet të ndalen dhe të mos shndërrohen në kryqëzata fanatikësh  apo ekstremistësh në turmë, ndaj gazetarëve, aq më tepër ndaj një të tilli që respekton profilin profesional, atë të gazetarit sportiv.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga