
Partizani U-19
Është luajtur derbi i kryeqytetit sot, por kësaj radhe jo Dinamo-Tirana. Partizani ka pritur si vendas Tiranën në ‘Arena e Demave’ sa i takon moshave.
Partizani U-19 ka mundur bardheblutë në kompleksin e vetë me rezultat bindës 3-1. Golat për Demat e së ardhmes i shënuan Gjoka, Misja, Hysalliu. Kështu, të kuqtë u argëtuan në takimin e kampionatit të grupmoshës U-19, teksa kampi rival u hidhërua.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 14-të të Superligës nën 19 vjeç dhe ishte suksesi i dytë radhazi për klubin e kuq. Partizani shkon tashmë në kuotën 24 pikë, që shijojnë më shumë pas një klasike të fituar.
Poll