
Florenc Farruku
Dinamo ka bërë goditjen e parë në repartin ofensiv në merkaton e verës. Florenc Farruku është lojtari më i ri i dinamovitëve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas në rrjetet sociale.
“Mirë se vjen Florenc Farruku!
Florenc Farruku është sulmuesi më i ri i Dinamo City. Lojtari matjan ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Sulmuesi 23-vjeçar ka spikatur në sezonin e fundit si golashënues me fanellën e Burrelit. Ai është afrimi i dytë zyrtar i Dinamo City, pas Ysni Ismailit.”, shkruan Dinamo.
Poll