
Endri Dema nuk do të jetë më pjesë e Teutës. Portieri ka vendosur që të ndajë rrugët më klubin durrsak pas plot 5 vitesh si pjesë e ekipit, duke njoftuar vetë largimin.
Në rrjetet sociale, Dema ka njoftuar se do të largohet nga Teuta. Largimi i 21-vjeçarin vjen edhe si pasojë e afrimit në ekip të Gentian Selmanit, i cili do të jetë portieri i parë, ndërkohë që edhe për zëvendësues të tij është afruar, Arlis Shala.
Postimi i Endri Demës:
Kam filluar te luaj futboll qe ne moshen 10 vjecare,ishte endrra ime te luaja per ekipin e Teutes dhe kjo enderr u be realitet. Tani pas 5 vitesh si pjese e ekipit me ane te ketij postimi do doja te njoftoja se nga sot nuk jam me pjese e klubit te futbollit Teuta. Falenderoj nga zemra ish presidentin Z. Edmond Hasanbelli i cili me dha mundesin te hidhja hapat e pare te karrieres dhe po ashtu presidentin e ri te klubit Z. Fatos Troplini.
Falenderimi im me i vecante shkon per trainerin e portiereve Z. Bledian Rizvani i cili ishte thelbesor ne rritjen time si njeri ne rradhe te pare po ashtu dhe ne karriere.Gjithashtu i jam mirenjohes cdo njeriu qe eshte pjese e atij klubi cdo trajneri dhe shoku skuadre qe kam pasur.Dhe ne fund por jo nga rendesia pjesen me te rendesishme te ekipit tifozat durrsak qe do i kem gjithmone ne zemer.Ju uroj gjithe te mirat dhe mirupafshim!
View this post on Instagram