
Superiore
Odirah Ntephe nuk do të jetë më pjesë e Vorës. Sulmuesi nigerian largohet kështu nga kampionët e Kategorisë së Parë, pas një aventure 2-vjeçare me ta.
Në sezonin që lamë pas, 31-vjeçar ishte i rëndësishëm për ekipin. Në 30 ndeshje të luajtura, sulmuesi i krahut të djathtë ia doli që shënonte 2 gola. Ndërsa largimin e nigerianit e ka njoftuar vetë klubi i Vorës.
Njoftimi i Vorës:
Futboll Klub Vora njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Odirah Ntephe. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Ntephen për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij.
Poll