
David Fadairo
David Fadairo është futbollisti më i ri i Teutës. Sulmuesi 24-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën me Tatran Presov në Sllovaki, për të nisur një të re në Superioren e Shqipërisë.
“David Fadairo është zyrtarisht lojtar i Teutës! Anësori nigerian, 24 vjeç, vjen nga klubi Tatran Prešov në Sllovaki, ku është aktivizuar rregullisht gjatë sezonit të fundit”, shkruan ndër të tjera klubi durrsak.
Fadairo ka një karrierë interesante në Nigeri, Sllovaki, Austri, Qipro dhe Çeki. 24 vjeçari i krahut të djathtë ka luajtur për ekipe si Lagos Islanders, Podbrezova, Stripfing, Alki Oroklini dhe Banik Ostrava
Poll