Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Në prag të nisjes së kampionatit, klubi i Superiores prezanton 3 futbollistë të rinj

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Në prag të nisjes së kampionatit, klubi i Superiores
Partizani-Bylis

Bylis duket se nuk e ka ndalur akoma merkaton, edhe pse ditën e sotme do të nisë zyrtarisht sezoni i ri i Superiores. Klubi ballshiot ka prezantuar së fundmi 3 futbollistë të rinj.

Nigerianët, Raphael Olaëole dhe David Olamilekan lënë ekipin U19, për t’u bashkuar me atë A dhe për t’u vënë nën urdhrat e Mirel Josës. Gjithashtu ata kanë spikatur edhe me ekipin U21, siç sqaron klubi i Bylis.

Një afrim i ri, është i një tjetër i nigeriani, i lundur në vitin 2007. Ahmed Ibrahim Adepoju është bashkuar me ballshiotët, por si fillim ai do të bashkohet me ekipin e moshave.

NJOFTIMI I FK BYLIS:

FK BYLIS ka kenaqesine të njoftoje
zyrtarizimin e dy lojtarëve të talentuar nga Nigeria, Raphael
Olawole dhe David Olamilekan, dy
shtatlartët qe erdhën vjet si pjesë e skuadres U-19, per te luajtur edhe ne ndeshjet e Kupave te Europes.
Ata kane luajtur si me skuadren e te rinive ashtu edhe me U-21 dhe ekipin B. Te dy nigerianët kanë
spikatur sezonin e shkuar ndaj edhe klubi i sheh si pjesë të
projektit, per vazhdimësine dhe
bashkëpunimin e mëtejshëm.
Nigeriani Ahmed Ibrahim Adepoju, i datelindies 2007, luan si nr.10, nje lojtar me shume te ardhme, vien si risi e merkatos dhe mund te luaje edhe me moshat ne sezonin e ri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

Poll

Lexo gjithashtu