
Partizani
Gjergji Kote dhe Rrok Toma janë larguar nga Partizani. Sigurisht jo në mënyrë përfundimtare, por janë “detyruar” të lënë për pak kohë të kuqtë, pasi janë bashkuar me Kombëtaren shqiptare U21.
Si mesfushori Kote, ashtu edhe sulmuesi Toma janë dy pika kyçe për Shpresat e Alban Bushi. Trajneri i Kombëtares U21 beson shumë tek këta futbollistë, të cilën janë të përhershëm në grumbullim.
Një moment krenarie edhe për klubin kryeqytetas. Ndërkohë që pas publikmit të listës, është edhe vetë Partizani që ka zyrtarizuar largimin e përkohshëm nga grupi të dy lojtarëve të kuq.
Kujtojmë se “Demat” janë aktualisht pa trajner, pasi ditën e djeshme, Mladen Milinkovic u shkarkua nga detyra.
Poll