
Dinamo ka përforcuar skuadrën me një afrim nga Akademia e klubit. Kryeqytetasit kanë arritur akordin me Bjorni Dukën, 17-vjeçari i cili është po ashtu edhe pjesë e Shqipërisë U-19.
Mesfushori i ri ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Dinamos.
“Bjorni Duka, lojtar i Akademisë së Dinamo City, ka firmosur kontratën e parë si profesionist. Mesfushori 17-vjeçar, pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë, ka nënshkruar për 3 vjet me klubin tonë.
Akademia e Dinamo City është gjithmonë në fokusin e presidentit Adrian Bardhi dhe klubit, pasi qëllimi është që kampionët e së ardhmes të lindin dhe rriten në shtëpi.
Pritet që rrugën e Dukës ta ndjekin shumë shpejt edhe elementë të tjerë të talentuar të Akademisë.”, shkruan klubi i Dinamos.