
Partizani ka përforcuar repartin e mesfushës me një transferim nga Afrika e Jugut. Bëhet fjalë për Rowan Human i cili është afrimi më i ri i “Demave të Kuq” në këtë merkato.
Lajmin për transferimin e mesfushorit 24-vjeçar e ka bërë të ditur vetë Partizani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Vlera aktuale e Human në “Transfermarkt” është 850 mijë euro.
Njoftimi zyrtar i Partizanit:
FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Rowan Human. Mesfushori 24-vjeçar njëkohësisht pjesë e përfaqësueses së Afrikës së Jugut ka nënshkruar me të kuqtë për dy sezone me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Fantazisti i bashkohet Partizanit nga skuadra afrikano jugore AmaZulu. Gjithashtu ai ka qenë pjesë edhe në Izrael me Makabi Tel Aviv dhe Beitar Tel Aviv.
Human pritet të sjellë më shumë cilësi dhe eksperiencë në repartin e mesfushës.