Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia jep leksione në Superiore, Egnatia kampione nderohet nga “turisti”, Tirana e Partizani pa përfaqësues (DETAJI)

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia jep leksione në Superiore, Egnatia kampione nderohet nga
Superiore

Është mbyllur faza e dytë e Superiores, e pëkthyer me gjysmën e sezonit 2025-2026. Egnatia është Kampione Dimri me 37 pikë, 4 më shumë se Elbasani ndjekës.

Mediumi prestigjioz i vlerësimit të lojtarëve “SofaScore”, ka përcaktuar formacionin më të mirë pas 18 javësh në elitën e futbollit shqiptar. Vllaznia edhe pse është 7 pikë larg vendit të parë, dominon në 11-she me 4 lojtar.

Duke nisur me portierin Pohls, mbrojtësin e djathtë Gurishta, mesfushorin Mala dhe bomberin Bekim Balaj. Dinamo prezantohet në këtë formacion nga Teixeira dhe Dejvi Bregu. Elbasani “mburret” me Loukili dhe Diallo.

Ndonëse Egnatia është kampione në fuqi dhe mban kryesimin, “identifikohen” vetëm prej Medeiros. Në këtë 11-she ka vend edhe për Marku (Bylis) e Trashin (Flamurtari). Skuadra e Partizanit dhe Tiranës nuk kanë asnjë lojtar, sikurse Teuta e Vora.

Vllaznia jep leksione në Superiore, Egnatia kampione nderohet nga
Formacioni më i mirë sipas "SofaScore"/Superiore


       

Poll

Lexo gjithashtu