
Viti 2024 ka ardhur ndryshe për klubet e Superiores. Nëse në vitin 2023, dominuan Partizani, Tirana dhe Egnatia, tashmë nuk mund të thuhet e njëjta gjë.
Kjo pasi janë luajtur 12 ndeshje në Superiore dhe Vllaznia, Dinamo dhe Skënderbeu mbajnë 3 vendet e para. Këto klube po garojnë për një vend në “Final 4” ku Vllaznia e ka më të sigurtë.
Shkodranët mund të quhen klubi i vetëm që ka bërë diferencën. Jo vetëm mbajnë vendin e dytë, por garojnë për t’i marrë kreun e renditjes Egnatias.
Kujtojmë se kanë mbetur 6 ndeshje nga fundi. 18 pikë që mund të ndryshojnë shumë për llogaritë në fund.
Renditja e Superiores për vitin 2024:
1. Vllaznia 25 pikë
2. Dinamo 21 pikë
3. Skënderbeu 19 pikë
4. Teuta 18 pikë
5. Egnatia 17 pikë
6. Partizani 16 pikë
7. Laçi 14 pikë
8. Tirana 14 pikë
9. Erzeni 10 pikë
10. Kukësi 7 pikë